Siri – Prej vendosjes së armëpushimit 185 mijë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre

Prej hyrjes në fuqi të armëpushimit në Siri më 6 mars në shtëpitë e tyre janë kthyer 185 mijë sirianë, të cilët u detyruan të zhvendosen për shkak të sulmeve të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij.

Muhamed Hallaj, drejtori i Zyrës së Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, i cili zhvillon punime në lidhje me të dhënat mbi migrimin në rajon, deklaroi se si rezultat i ndalimit të operacioneve ushtarake të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij dhe vendosjes së armëpushimit po vazhdon kthimi i civilëve në shtëpitë e tyre.

“Gjatë periudhës pas armëpushimit, 185 mijë civilë të përbërë nga rreth 37 mijë familje, u kthyen në vendbanimet e tyre në zonat rurale të Halepit dhe në qytetin Idlib”, deklaroi Hallaj.

Ai u bëri thirrje organizatave joqeveritare për t’i shtuar aktivitetet e ndihmave për civilët e kthyer, ndërsa këta të fundit i paralajmëroi të kenë kujdes nga mbetjet e bombave të pashpërthyera.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani avancuan nga toka dhe vunë nën kontroll vendbanime të mëdha civile gjatë muajve të kaluar, njoftoi Hallaj ndërsa tha se qindra mijëra civilë, të cilët nuk duan të kthehen në rajonet e kapura nga regjimi, vazhdojnë të qëndrojnë në kampet e ngritura në zonën e kufirit Turqi-Siri.

Hallaj tha se ata presin që më shumë civilë të kthehen në shtëpitë e tyre nëse armëpushimi vazhdon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne