Siria: Amerika po pushton fushat e naftës në Siri

Përfaqësuesi i Sirisë në OKB, veprimin e Amerikës dhe praninë e saj ushtarake në fushat e naftës në Siri, e ka quajtur pushtim.

Bashar Xha’afari, i pranishëm në takimin e KS të OKB ku është analizuar situata në Siri, deklaroi se pushtimi i disa rajoneve dhe i fushave të naftës së Sirisë nga ana e Amerikës është e qartë dhe anëtarët e KS të OKB duhet të respektojnë zotimet e tyre për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë. Xha’afari ndër të tjera tha se dyfytyrësia në KS të OKB ka arritur në atë pikë saqë disa anëtarë të tij vetëm për të vrarë Abu Bekr Bagdadin veten e quajnë heronj. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ndër të tjera tha se Damasku kërkon heqjen e menjëhershme të sanksioneve ekonomike kundër popullit sirian dhe dhënien fund të terrorizmit ekonomik kundër sirianëve. Dimtri Poljanski, përfaqësuesi i Rusisë në OKB në këtë takim kushtuar Sirisë ka thënë se nafta e Sirisë nuk i takon asnjë vend mes tyre as Amerikës dhe vetëm popullit sirian dhe për këtë ushtarët amerikanë duhet të largohen nga territori i Sirisë. Amerika me pretekstin e mbrojtjes së fushave të naftës në Siri ka dërguar trupa ushtarake në formë të jashtëligjshme dhe pa u koordinuar me qeverisë siriane, në zonat veriore të vendit gjë e cila konsiderohet një lloj pushtimi të territoreve siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne