Siria kundërshton përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB deklaroi se qëndrimi i Damaskut kundër përdorimit të armëve kimike dhe i çfarëdo lloji të armëve të shkatërrimit në masë, është i palëkundur dhe parimor.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Luj Faloh të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe veprimeve të vendeve për zbatimin e rezolutës 1540, shtoi: “Siria gjithmonë ka dënuar përdorimin e armëve kimike dhe të çfarëdo lloji të armëve të shkatërrimit në masë dhe një veprim të tillë e konsideron krim kundër njerëzimit”. Ky diplomat sirian theksoi: “Veprimet më të rrezikshme që kërcënojnë rezolutën 1540, janë vazhdimi i mbështetjes financiare dhe i trajnimit të grupeve terroriste nga ana e disa vendeve të caktuara, si dhe dërgimi i lëndëve kimike për terroristët që t’i përdorin ato kundër civilëve dhe forcave të ushtrisë së Sirisë. Disa përfaqësues të këtyre vendeve sot po mundohen të devijojnë temën diskutimit dhe të parandalojnë bisedimet serioze në lidhje me zbatimin e rezolutës 1540. Kundërshtimi i këtyre vendeve me planin e propozuar nga Kina dhe Rusia për ndalimin e qasjes së grupeve terroriste në Irak dhe Siri në armët kimike, është bërë dhe po bëhet në kuadër të këtyre qëllimeve. Siria shumë herë ka paralajmëruar për rrezikun e qasjes së grupeve terroriste sidomos të ISIS dhe Frontit Nusra në lëndë kimike dhe përdorimin e tyre kundër qytetarëve sirianë dhe deri më tani 108 letra ka dërguar në KS të OKB, në grupin punues të përbashkët për rezolutën 1540, në Komisariatin e Lartë për Çarmatim dhe në komitete të ndryshme të KS të OKB dhe këto letra përmbajnë informacione në lidhje me rolin e disa vendeve të caktuara në dërgimin e lëndëve kimike për grupet terroriste”,- shtoi ndër të tjera zv/përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne