Sjellje të dhunshme të policisë amerikane ndaj zezakëve

Publikimi i videove ku policia amerikane ushtron dhunë ndaj zezakëve në shtetin Ohio, ka ndikuar që autoritetet e këtij shteti të fillojnë hetimet.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, një video e publikuar në internet tregon policinë amerikane duke ushtruar dhunë ndaj zezakëve në qytetin Jokland, në afërsi të Cleveland. Sipas kësaj videoje e cila u publikua të premten, Richard Hubbard, 25 vjeç shihet duke u rrahur nga një oficer policie. Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i këtij polici, por Unioni për liri civile në Amerikë ka thënë se Michael Amio ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje dhe është i detyruar të japë dorëheqje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne