Skandal/ “Çerri” i Batonit lavdëron Greqinë për kontributin në Pavarësinë e Kosovës; i lëpihet për votën “Pro” negociatave

Në një nga 4 takimet “lëpirëse”, të bëra me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në SHBA; kryeministri Edi Rama(llahu), ka marrë me vete edhe “çerrin” e tij, Gent Cakaj, të cilin, në Shqipëri e prezanton dhe e pompon si Ministër të Jashtëm “Klas Botëror”, ndërsa në takimet ndërkombëtare e prezanton si kryekëshilltar të tij, kuptohet, sepse vetë është Kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Skandali nuk qëndron në faktin, se sipas infomacionit nga Ministria e Jashtme, në takimin Rama-Mitsotakis, ka folur dhe “poli-diplomati” Gent Cakaj, pasi i ka dhënë leje Edi; por turpi është, se Cakaj i bëri elozhe kryeministrit grek, me “lëpirjen”, sikur Greqia ka dhënë kontribute të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE dhe pavarësinë e zgjidhjen e çështjes së njohjes së Kosovës.

O “dhëndër”, lexo e mëso, se Greqia është ndër 5 shtetet e BE, që nuk e njeh as Shtetin e Kosovës dhe as Pavarësinë e saj, madje në 20 vitet e fundit, ka vënë 8 herë veton “JO”, kundër hapjes së negociotave të Shqipërisë me BE.

Por shko pyet edhe shef Batonin, për ta mësuar këtë realitet anti-shqiptar; pasi ndoshta, historinë e luftës dhe Shtetit të Kosovës, nuk e ke patur në kurrikulat e “Doktoraturës” që ke marrë në Hungari në moshën 19-vjeçare.
Mbase nuk e di, edhe kur Greqia kundërshtoi e “mallkoi” ndërhyrjen e NATO dhe nuk pranoi të ishte pjesë e saj për sulmin kundër pushtimit e gjenocidit të Millosheviçit në Kosvoë; ti ishe 9-vjeçar, paçka se i kuptoje zhvillimet, pbasi siç ke deklaruar në “CV”; në atë moshë ke qenë “analist politik-diplomatik” në gazetën e shkollës fillore./Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne