Skandal në Tiranë/Alarmohen qytetarët: Po konsumojmë produkte të skaduara!

Qytetarët e Tiranës kanë shprehur shqetësimin e thellë sa i përket sigurisë së produkteve që tregtohen në supermarkete.

Një qytetare ka denoncuar një rast konkret në faqen zyrtare të “Nisma Thurje”, që tregon datën e skadencës të gjalpit Zanetti.

Ajo sqaron se mund të jetë përdorur ndonjë lloj solventi për të fshirë datën e skadencës, teksa publikon foton ku shihen njollat e yndyrës në konfeksion.

Mesazhi i plotë:

Jam nje qytetare nga Tirana. Dua te shpreh shqetesimin per sigurine e produkteve qe tregtohen ne supermarkete dhe konkretisht per manipulimin e datave te skadences.
Bashkengjitur keni fotot e konfeksioneve te gjalpit Zanetti, qe normalisht eshte nje produkt cilesor me cmime rreth 320-370 leke per 250 gr pra me cmim per kilogram afersisht 1300-1500 leke qe nuk eshte pak!
Shikoni me kujdes njollat e yndyres ne konfeksion qe cuditerisht perkojne me datat e skadences. Madje po te shihet nga afer, dallohet qarte mbivendosja dhe printimi i dyte aq i forte, sa ka demtuar letren e paketimit.
Letra e paketimit nuk eshte e yndyrosur ne asnje pjese tjeter sepse nuk eshte thithese. Pra kjo tregon se mund te jete perdorur ndonje lloj solventi per te fshire daten e skadences, qe per pasoje e ka bere letren te depertueshme ndaj yndyres. Prandaj njolla ka vetem tek data e skadences.
Kam provuar te nderroj supermarket, por e kam vene re kete problem ne te gjitha supermarketet qe e tregtojne kete produkt.
Ndjehem e revoltuar sepse perpiqemi te orientohemi mes nje morie produktesh jo cilesore, mashtruese, te mbytura ne vaj palme, konservante e shtesa te rrezikshme. Sakrifikojme duke paguar sa frengu pulen produkte te huaja me shprese se jane me cilesore e te kontrolluara dhe perseri nuk u japim dot femijeve asgje te sakte per faj te babezise se importuesve e shperndaresve qe na i sjellin te skaduara qe ne raftet e supermarketeve.
AKU duhet  te beje urgjentisht verifikimin e ketij rasti dhe te marre masa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne