Skandali/ Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë pagat e tyre

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj vonesës nga ana e qeverisë për 12 mijë pedagogë, të cilët ende nuk kanë marrë pagat e tyre, duke krijuar veshtirësi të mëdha në çdo familje sidomos pas festave të fund vitit.

Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë”.

Reagimi i Vokshit

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne