Skandali me Gulf në Shqipëri, tatimet nisin bllokimin e pikave të karburanteve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës.

Bllokimi nga Hetimi Tatimor pas skandalit të mashtrimit nga “Gulf” në zbatim të urdhër sekuestros të aseteve për “Sun Petroleum Albania”.

Deri më tani hetimet zbuluan se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore. siç rezulton nga hetimet paraprake mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill thonë burime të grupit hetimor.

Më të dëmtuarat janë tre kompani transporti shton një burim i Prokurorisë, ndërkohë që nuk dihet ende se sa është numri i qytetarëve të cilëve u janë shitur tollona me vlerë, nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne