Skandali me provimin te Magjistratura, vihet në lëvizje qeveria – Ulsi Manja mbledh Bordin drejtues

Skandali te shkolla e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka vënë në lëvizje qeverinë. Listës fituese iu shtuan 52 kandidatë, duke e çuar në 131 nga 79 që ishin parashikuar. Sot në orën 15.00, Bordi i Magjistraturës do të ketë një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja lidhur me skandalin e ndodhur me fazën e parë të provimit të kandidatëve për magjistratë.

Shkolla e magjistatuës u përshi nga një skandal pasi për shkak se drejtuesit e saj duke pretenduar se nuk kishte punuar pajisja scantron-i për korrigjimin elektronik të tezave bëri korrigjime manual dhe nga 79 emra që dolën fitues në fazën e parë, por që më pas u shtuar me 52 kandidatë të tjerë, duke shkuar në 131 kandidatë.

Kandidatë për magjistratë kanë reaguar pasi në këtë mënyrë ata ngrenë dyshime se po manipulohet procesi për zgjedhjen e tyre. Për ktë arsye pritet të zhvillohet edhe takimi në lidhje me ccfarë ka ndodhur me provimin me shkrim.Ajo që mbetet e paqartë është qëndrimi i BE dhe KiE të cilat monitorojnë procesin por deri tani nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me këtë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne