Skandali/ Zjarret pushtojnë Shqipërinë, 23 nga 61 bashki pa shërbim zjarrfikës

Zjarret kanë pushtuar vendin, ndërsa sot janë plot 25 vatra aktive. Situatë kjo që kërkon impenjimin e madh të forcave zjarrëfikëse, si dhe mjeteve për të fikur zjarrin në shumë qytetet. Aktualisht në mes të Tiranës Mali i Dajtit vazhdon të digjet prej dy ditesh megjithë rrezikun e bizneseve sic është teleferiku i Tiranës.

Por siç bën me dije ReportTv pasi një interesimi të tyren rezulton se nga 61 bashki në vend që ofrojnë shërbim zjarrfikës, vetëm 38 prej tyre e kanë funksional, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston.

Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70 % dhe ato janë të vit-prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajërorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion. Kujtojmë këtu se ministri i Jashtëm Bushati bisedoi me vendet fqinje, Greqi dhe Itali për sigurimin e këtyre avionëve zjarrfikës.

Ndërkohë, pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne