Skandalizon poetja: Kënaqësi për vdekjen e djalit të Flutura Açkës. E meritonte

Ndarja nga jeta e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka ka marrë shumë reagime e ngushëllime nga të gjithë nga ata që e njohin e përdoruesit e thjeshtë të rrjeteve sociale.

Djali i vetëm i shkrimtares u nda nga jeta në mënyrë tragjike në moshën 18-vjeçare pasi vuante një sëmundje e rrallë.

Ditën e sotme ka bërë xhiron e rrjetit një deklaratë e habitshme e gazetares dhe poetes Genta Kaloçi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një status me tone të ashpra duke i lënë të gjithë të habitur, pasi ka shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të shkrimtares.

Sipas Kaloçit, kjo tragjedi është diçka e merituar jo vetëm për shkrimtaren, por për të gjithë personat me bindje antikomuniste.

Poetja është shprehur se kjo që i ka ndodhur Açkës nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Simpatizantë të regjimit komunist e kanë mbështetur këtë mendim të saj në komente duke shprehur urrejtje ndaj mbështetësve të Açkës.

Kaloçi shprehet se të gjithë ata që janë kundër regjimit komunist kanë marrë ndëshkim nga Zoti për të mos patur fëmijë, duke përmendur kështu edhe disa emra të njohur si Visar Zhiti, Spartak Ngjela, Avenir Peka, Maks Velo etj. Sipas saj, këtë “ndëshkim” nuk e ka marrë askush prej shkrimtarëve komunistë të Enver Hoxhës pasi kanë qenë me të drejtën.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë replikuar me të në komente duke e cilësuar si kafshëri qëndrimin e saj.

Një komentuese ka replikuar me Kaloçin:

Nje nene humbet te birin dhe ju qeshni? Po kush jeni ju, Zoti? Zoti ju dhente mend! Nuk njoh personalisht as zonjen ne fjale, as ju jo e jo, por kundrejt nje prindi qe humb femijen ne lule te rinise, ul koken dhe hesht. Postimi juaj po qarkullon me shpejtesine e eres ne FB si i nje njeriu te paskrupullt. Keni ndergjegje ju, apo shfryni helm e duf per ndonje inat personal? Vetem nese ju ka vrare femijen, mund ta justifikoj nje shkrim te tille. Eshte dhimbja me e madhe. Permbajuni etikave baze njerezore. Turp!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne