Shqiperia

Skënder Gjinushi, zyrtarisht Kryetar i Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është kryetari i ri i Akademisë së Shkencave (ASH). Ai do të drejtojë ASH pasi kuvendi e rrëzoi dekretin e Presidenti Meta për Akademinë e Shkencave, më 19 shtator 2019.

Më 24 Maj, anëtarët e ASH-së zgjodhën kandidaturën e vetme për kryetar të saj zotin Skëndër Gjinushi.

Presidenti Meta nuk e dekretoi emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave. Presidenti sqaroi se ky vendim u mor pasi u vlerësuan disa elementë të kandidimit dhe procesit të votimi, ku më kryesori ishte posti politik si kryetar i Partisë Socialdemokrate që Gjinushi ka mbajtur pa ndërprerje që nga themelimi deri më 24 maj 2019, në datë e garës për këtë post.

Në relacionin shoqërues, Presidenti shkroi se:

“Kërkesa për kandidim e Skënder Gjinushi është paraqitur me shkresë të protokolluar nr.89/15 prot, datë 10 maj 2019, ndërsa shkresa për dorëheqjet nga funksionet partiake është bërë më 15 maj 2019.”

Exit.al ka shpjeguar më parë, zgjedhja në krye të Akademisë së Shkencave të një personi me post politik është shkelje e nenit 6 të Ligjit për Akademinë e Shkencave.

Përzgjedhja e Skender Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave u dënua sot edhe nga Partia Demokratike, e cila përmes Luciano Bocit tha se do ta ankimoj vendimin në Gjykatën Kushtetuse, sapo ajo të jetë funksionale./ exit

OPINIONE