Sllogani i KQZ-së – “Votojmë për të ardhmen tonë”!

Këshilli Qendror Zgjedhor, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për sloganin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“Votojmë për të ardhmen tonë!”, është slogani që u zgjodh nga KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, po mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili hoqi dorë nga i pari i Qeverisë pas marrjes së ftesës për në Gjykatën Speciale.

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor, është bërë gati për zgjedhjet që do të mbahen pas dy javësh. KQZ, tashmë ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019.

Sipas vendimit të KQZ-së, bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues./Kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne