SNHR: Në Siri janë vrarë mbi 700 punonjës të medias

Sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), mbi 700 punonjës të medias janë vrarë në sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Në një raport të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, grupi i të drejtave tha se “707 punonjës të medias janë vrarë që nga marsi i vitit 2011 deri më sot, 78 për qind e të cilëve nga forcat e regjimit sirian”.

Sipas raportin, në Siri midis marsit të vitit 2011 dhe majit të vitit 2020 ka pasur të paktën 1.169 arrestime dhe rrëmbime të punonjësve të medias.

“SNHR kërkon lirimin e 422 punonjësve të medias në Siri, shumica e të cilëve janë arrestuar nga regjimi sirian dhe aktualisht janë të kërcënuar nga pandemia COVID-19”, tha SNHR.

Raporti theksoi se regjimi sirian mban përgjegjësinë më të madhe për statusin e tmerrshëm globalisht të Sirisë në lidhje me lirinë dhe punën e mediave.

Siria ka qenë e kapluar nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demoratike, e cila më vonë u shndërrua në përleshje të përgjakshme dhe ndërhyrje nga forcat e jashtme.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë shpërngulur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne