Sociale

Sot nis viti i ri akademik, mësimi do të zhvillohet online në universitete

130 mijë studentë në të gjitha ciklet, fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, ndërsa 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Vijimi i mësimit online u komunikua, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se çdo Universitet, tashmë ka gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sakaq kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi po shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00./tpz

OPINIONE

INTERVISTA