Bota

Spanja dënon shkatërrimin e shtëpive palestineze në lindje të Al-Kudsit

Qeveria spanjolle dënon prishjen e shtëpive palestineze nga Izraelit dhe strukturave në fshatin e improvizuar beduin në Ebu Nawar, në lindje të Al-Kuds (Jerusalem).

Qeveria spanjolle në një deklaratë u bëri thirrje autoriteteve izraelite të anulojnë planet e tyre për prishjen e komunitetit palestinez të Khan al-Ahmarit në Jerusalem Al-Quds; një vendbanin për më shumë se 180 vetë, 95 për qind e të cilëve janë refugjatë palestinezë.

Deklarata thotë se këto shkatërrime janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, prekin komunitetet e varfra dhe janë një pengesë e madhe për procesin e paqes.

Forcat izraelite shkatërruan disa shtëpi palestineze në komunitetin beduinë palestinez të Ebu Nuwar të mërkurën.

Burimi : WAFA/ ML