Bota

Spërkati acid në një disko, 10 të plagosur rëndë në Londër

Rreth 10 persona mendohet të kenë mbetur të plagosur rëndë nga djegiet pasi një burrë spërkati acid tek njerëzit që kërcenin në një klub në Londër.

Dy prej tyre, të moshës 20-vjeçare, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që ndodhi në lindje të Londrës në një disko ku festoheshin Pashkët.

Policia raportoi se edhe të plagosurit e tjerë kanë plagë në trup por gjëndja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Pronari i diskos tha se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy grupeve brenda në klub, ku njëri prej tyre sulmoi me substancën djegëse. Autori i dyshar i ngjarjes është arrestuar nga policia. Në momentin që ndodhi ngjarja, në klub ndodheshin rreth 100 veta, të cilët u evakuan menjëherë./ BW

OPINIONE

INTERVISTA