Telenovela turke “Kara Sevda”, e cila sot shfaqet në më shumë se 60 vende, ka shënuar një risi tjetër duke u vlerësuar me çmimin “Produksioni më i mirë” në kategorinë e “Telenovelës” në Çmimet Ndërkombëtare “Emmy”, që është edhe organizimi më prestigjioz i sektorit të televizionit në botë. Telenovela turke “Kara Sevda” me aktorë në rolet kryesore Burak Ëzçivit (Burak Özçivit), Neslihan Atagyl (Neslihan Atagül) dhe Kaan Urganxhëollu (Kaan Urgancıoğlu); skenar të Ëzlem Jëllmaz (Özlem Yılmaz) dhe Burxhu Gërgyn Toptash (Burcu Görgün Toptaş) dhe regji të Hilal Saral ka hyrë në historinë e televizionit turk si telenovela e parë që ka fituar çmimin ndërkombëtar “Emmy” për telenovelat që shfaqen jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)./ trt
Sputnik: “Turqia mori çmimin e parë Emmy”
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
ÇFARE NENKUPTON TERMI “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA”..
April 24, 2024
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024