Bota

Stafi i konsullatës amerikane kryen biseda telefonike me persona të lidhur me FETO-n të arrestuar për spiunazh

Nje pjesetar i stafit të Konsullatës së SHBA-së, i cili dyshohet se ka mbajtur kontakt me të dyshuarit e lidhur me grupin terrorist Gülenist (FETÖ), përfshirë ish-prokurorin Zekeriya Öz u arrestua nga gjykata ditën e mërkurë, si pjesë e një hetimi bazuar në Stamboll.

I identifikuar me inicialet M.T., i dyshuari ka punuar si oficer kontakti në konsullatën e përgjithshme dhe ka kryer kontaktime me ish-shefat e policisë të lidhur me FETÖ, Yakup Saygılı, Nazmi Ardıç, Mahir Çakallı dhe Mehmet Akif Üner, njoftoi Anadolu Agency.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA në Ankara ditën e enjte tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i pjesëtarit të stafit të konsullatës, duke pretenduar se akuzat kundër tij ishin “të pabaza”.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i një anëtari të stafit,” tha ambasada në një deklaratë, duke shtuar se akuzat janë “krejtësisht pa asnjë vlerë”.

M.T. u arrestua për spiunazh dhe dëmtim të rendit kushtetues, si pjesë e hetimit ndaj FETÖ-s pasi kishte kryer rregullisht telefonata me Öz, thanë raportimet.

Zekeriya Öz, i cili besohet të jetë në Evropë pas arratisjes nga Turqia, përballet në Turqi me burgim të përjetshëm.

Ai është një nga tre personat e dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETÖ dhe akuzohen se kërkuan të përmbysnin qeverinë duke kryer një hetim kundër korrupsionit bazuar në prova të rreme me qëllim burgosjen e njerëzve pranë qeverisë. Hetimi u pasua në dhjetor 2013 nga dy operacione të oficerëve Gylenistë në polici, të cilët në vend kishin pasur ndikim mjaft të gjerë. Fëmijë ministrash të kabinetit dhe figura të shquara të biznesit u futën në rreth në disa operacione që kërkonin t’i lidhnin ministrat me korrupsionin. Qeveria i quajti operacionet, një përpjekje Gyleniste për grusht shteti. Öz akuzohet për drejtimin e ekipit të tre prokurorëve në përpjekjen e fshehtë për grusht shteti.

Öz dhe të tjerët janë akuzuar për marrjen e udhëzimeve nga FETO dhe pasuesit e saj për kryerjen e operacioneve në dhjetor 2013./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

OPINIONE

INTERVISTA