Strazimiri i përgjigjet Ballës: Kontratat sekrete prej 720 mijë euro nuk fshijnë të vërtetën e lidhjes së qeverisë me krimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i përgjigjet akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke theksuar se ai është njeriu më i painteresuar për të ndarë politikën nga krimi.

Sipas Strazimirit, kontratat sekrete të qeverisë prej 720 mijë euro për lobim kundër opozitës nuk fshijnë dot të vërtetën se beteja e PD faktoi se qeveria është e lidhur me krimin.

“Kësaj të vërtetë nuk i ik dot as Taulant Balla, as shefi i tij, Edi Rama”, shton ai.

‘Taulant Balla është njeriu më i painteresuar për të ndarë politikën nga krimi, prandaj i djeg shumë lufta e PD në këtë drejtim. Ai bashkëjeton me trafikantët e drogës. Vetëm njëri prej miqve trafikantë ka marrë nga qeveria e Taulant Ballës 14 milionë euro tendera publikë dhe për të u devijua shtrati i Lanës që të pastrohen 60 milionë euro në zonën e Unazës së Re.

Kontratat sekrete të qeverisë prej 720 mijë euro për lobim kundër opozitës nuk fshijnë dot të vërtetën se beteja e PD faktoi me zë dhe me figurë se kjo qeveri është e lidhur me krimin, kandidoi për deputetë dhe kandidatë bashkie trafikantë, vrasës, përdhunues dhe qëndron në pushtet për shkak të shitblerjes së votës me krimin. Kësaj të vërtetë nuk i ik dot as Taulant Balla, as shefi i tij, Edi Rama.’/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne