Sudan – Parandalohet një tentativë për grushtshtet

Një burim nga Këshilli Ushtarak i Tranzicionit në Sudan bëri të ditur se është penguar një tentativë për grushtshtet, në të cilin morën pjesë mbi 70 oficerë aktivë dhe të pensionuar.

Burimi ushtarak në prononcimin e bërë në kushte anonimiteti ka thënë se ka dështuar tentativa për grushtshtet e një grupi të vogël të oficerëve, ku bënin pjesë edhe 3 ushtarakë të pensionuar, ndërsa shtoi se personat në fjalë janë arratisur dhe se kanë filluar hetimet e nevojshme.

Ky burim gjithashtu shtoi se tentativa nuk gjeti përkrahjen e pritur nga njësitë ushtarake në provincat tjera të vendit, ndërsa shtoi se janë kapur 4 oficerë aktivë për të cilët mendohet se kanë lidhje me rastin dhe se ata mbahen në godinë e shtatmadhorisë.

Ndërkaq nga Këshilli Ushtarak i Tranzicionit ende nuk u bë ndonjë prononcim zyrtar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne