Sulm me thikë ndaj grave myslimane në Gjermani

Në qytetin Ulm të Gjermanisë, në aktivitetin e zhvilluar për të tërhequr vëmendjen në diskriminimin e jetës së përditshme të grave myslimane, një person tentoi të sulmojë me thikë të pranishmet në aktivitet.

Në aktivitetin e Organizatës Vizioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG) me sloganin “Mbështet Diversitetin”, një person me thikë në dorë sulmoi gratë myslimane duke bërtitur në anglisht “do t’ju vras”.

Sulmuesi u pengua momentin e fundit nga ata që ndodheshin përreth.

Sekretari i Përgjithshëm i IGMG, Bekir Altash tha se dënojnë fuqishëm këtë sulm të bërë në tubimin paqësor të organizuar për të tërhequr vëmendjen tek racizmi dhe islamofobia.

Ai tha se sulmuesi u arrestua dhe ka filluar hetim në lidhje me ngjarjen.

Nga ana tjetër edhe në 25 pika të ndryshme në Gjermani dhe Holandë u ngritën pavione dhe u zhvilluan aktivitete në rrugë për të tërhequr vëmendjen tek islamofobia dhe diskriminimi.

Kryetarja e Komunikimit Institucional të Organizatës IGMG, Ilknur Kuçuk  në deklaratën e bërë për gazetarët në Këln, tha se gratë myslimane që jetojnë në vendet Perëndimore, veçanërisht ato të mbuluara, përballen shpeshherë me diskriminim dhe islamofobi gjatë jetës së tyre të përditshme.

Ajo tha se gratë myslimane përballen me sulme verbale dhe fizike  dhe për parandalimin e kësaj ka mungesë të solidaritetit shoqëror.

Kucuk bëri të ditur gjithashtu se me anë të pavionëve dhe aktiviteteve në 25 qytete synojnë të rrisin solidaritetin shoqëror./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne