Bota

Sulmet ndaj gazetarëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin e pushtuar

nga Vanessa Beeley.

Komiteti përkrahës i gazetarëve

Komiteti i përkrahjes së gazetarëve dënoi sulmet e forcave okupuese izraelite ndaj gazetarëve palestinezë që po kryenin detyrën e tyre profesionale në mbulimin e protestave në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin e pushtuar, të cilat u bënë për të refuzuar vendimin e SHBA-së për emërimin e Jerusalemit si kryeqytetin i okupimit, ditën e enjte 7 dhjetor 2017.

Komiteti konfirmoi se forcat okupuese izraelite sulmuan gazetarët që po mbulonin protestat në zonën Beit El në Ramallah. Midis gazetarëve të sulmuar ishte ekipi i televizionit Al-Manar dhe gazetarja e BBC-së, Iman Oraykat e cila po bënte një mbulim të drejtpërdrejtë të protestave në momentin kur u qellua nga forcat izraelite me bombë gazi.

Përveç kësaj forcat izraelite kufizuan dhe penguan mbulimin e ngjarjeve për gazetarët, siç ishte rasti me kameramanin e televizionit të Palestinës, Alaa Haddad në Hebron dhe kanalin televiziv Al-Ghad, i cili u pengua nga përfundimi i mbulimit të tij dhe u urdhërua të zhvendosej në një vend tjetër në një përpjekje për të fshehur të vërtetën nga bota.

Në përfundim, komiteti i bën thirrje të gjithë gazetarëve që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të përcjellin informacionin dhe të vërtetën me transparencë. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Organizatave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të gjithë atyre që janë të shqetësuar për liritë e opinionit dhe shtypit, që ti dënojnë krimet e vazhdueshme izraelite kundër gazetarëve dhe të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve okupuese për të parandaluar sulmet e mëtejshme ndaj gazetarëve dhe lirisë së shtypit në të gjitha territoret palestineze.

 

Numri i sulmeve deri më tani në Jeruzalem.

1: Kameramani Mustafa Hassouna i Anadoly Agency u plagos nga një bombë gazi
2: Gazetari Adel Abu Naima i Reuters u godit nga një bombë gazi e gjuajtur nga një oficer ushtarak izraelit
3: Firas Tanina nga “Agjencia e lajmeve Ma’an” u asfiksua nga gazi i bombave./21stcenturywire/Gazeta Impakt

Dëshmi nga momenti kur korrespondenti i BBC-së sulmohet dhe ndalohet transmetimi:

Dëshmi nga momenti kur korrespondenti i Al-Ghad u ndalua nga vazhdimi i transmetimit në Beit El, Ramallah:

Burimi: 21stcenturywire/ Gazeta Impakt