Sulmi ndaj gazetarëve në Liban

Komiteti i Mbështetjes së Gazetarëve dënon sulmet ndaj gazetarëve para Ambasadës Amerikane në Awkar, Liban

Komiteti i Mbështetjes së Gazetarëve dënoi sulmet e Forcave të Sigurisë Libaneze mbi gazetarët gjatë shpërndarjes së protestave të mbajtura ditën e djeshme para Ambasadës Amerikane në Awkar, të cilat dënonin vendimin e Presidentit Amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e okupatorit.

Komiteti vuri në dukje se sulmet kishin në shënjestër të drejtpërsëdrejtë korrespondentin e televizionit Future TV, gazetarin Rabih Shantaf. Në momentin kur ishte duke transmetuar direkt protestat, forcat e sigurisë e sulmuan duke e urdhëruar që të ndalonte transmetimin dhe e kërcënuan se do i thyenin kamerën, ndërkohë që i hoqen nga dora mikrofonin, e ofenduan dhe e shtynë me forcë që të largohej.

Për më tepër, gazetari i televizionit Al-Quds, Bara’a Lmohamad u plagos gjithashtu nga një bombë gazi lotsjellës e gjuajtur drejt tij nga forcat e sigurisë libaneze të cilët po shpërndanin protestuesit, dhe si rezultat u pengua nga përfundimi i transmetimit direkt të ngjarjeve.

Prandaj, Komiteti dënon me forcë sulmet dhe përdorimin e forces së tepruar kundër protestuesve që çuan në plagosjen e gazetarëve dhe i bën thirrje qeverisë libaneze, veçanërisht Ministrisë së Brendshme të marrë masa të forta për përgjegjësit kryesore të sulmeve ndaj gazetarëve të cilët po kryenin detyrën e tyre profesionale.

Komiteti gjithashtu dëshiron të hedh dritë mbi guximin e korrespondentes të televizionit New TV, gazetares Rachel Karam për aktin e saj të guximshëm gjatë transmetimit direkt ku ajo mbrojti një protestues dhe vuri veten e saj në rrezik duke parandaluar policinë në momentin që do sulmonin dhe qëllonin protestuesin.

Momentet kur u sulmua korrespondenti i Futur TV, Rabih Shantaf:

Momentet kur u plagos korrespondenti i Al-Quds, Baraa Mohammed me një bombë gazi lotsjellës:

Momentet kur korrespondentja e New TV, Rachel Karam mbrojti një protestues:

Komiteti i Mbështetjes së Gazetarëve – Liban 11 dhjetor 2017./journalistsupport/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne