Bota

Sulmi terrorist me furgon në Gjermani u krye nga një gjerman (video)

Një furgon u përplas me turmën e kalimtarëve në qytetin Munster në Gjermani. Bilanci zyrtar është i viktimave është 2 të vdekur dhe 20 të plagosur nga të cilët 6 janë në rrezik për jetën. Autori i sulmit më pas vrau veten përpara se të mbërrinte policia.

Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, ai është Jens R. një gjerman 48-vjeçar me probleme psiqike. Edhe në të kaluarën në vitin 2014 dhe në 2016-ën ai ishte vënë re për problemet e tij. “Nuk ka shenja për një sulm terrorist” – shkruan e përditshmja gjermane.

Schwer bewaffnete Einsatzkräfte vor dem Haus des mutmaßlichen Täters

“Në fillim agjentët patën frikë se furgoni i lëshuar mbi turmën mund të kishte eksplozivë në brendësi” – raporton televizioni gjerman NTV.

“Jemi të angazhuar në terren me të gjitha forcat tona në dispozicion të qytetarëve” – thuhet në njoftimin e policisë gjermane në faqen e saj në Twitter.

“Situata është ende e paqartë. Ju lutemi të mos spekuloni” – vijon deklarata në lidhje me autorin e masakrës. Burimet e medieve gjermane thonë se po hetohet për lidhjet e autorit dhe nëse ai është përdorur për të kryer këtë akt.

 

Kryebashkiaku i Muenster, Markus Lewe tha se autoritetet nuk i dinë ende motivet e ngjarjes dhe se kush qëndron pas shoferit të furgonit. Ai u përplas me klientët e barit të njohur “Kiepenkerl” në qendrën historike të qytetit.

“I gjithë qyteti qan sot për këtë krim të rëndë. U qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave ndërsa urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit” – e mbylli kryebashkiaku.

OPINIONE