Sulmi terrorist në Rasulayn të Sirisë merr jetët e 5 civilëve

Sipas përcaktimeve të para si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të improvizuar të kurthuar nga terroristët e PKK/YPG-së në një treg në Rasulayn të Sirisë, janë vrarë 5, ndërsa u plagosën 12 civilë.

Në një komunikatë të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter thuhet: “Organizata terroriste PKK/YPG duke synuar paqen dhe sigurinë në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’ sërish mori në shënjestër civilët e pafajshëm. Si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të improvizuar të vendosur në një treg në Rasulayn nga terroristët, armiq të njerëzimit, janë vrarë 5 dhe u plagosën 12 civilë”.

Si pasojë e sulmit terroristë janë dëmtuar edhe bizneset përreth, ndërsa bëhet e ditur se forcat vendore të sigurisë kanë filluar me hetimin e rastit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne