Sulmohet ambasada franceze

Të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim janë dëgjuar pranë selisë së ushtrisë dhe ambasadës franceze në kryeqytetin e Burkina Faso, Ouagadougou.

BBC deklaron se dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë njerëz të armatosur duke dalë nga një makinë dhe duke hapur zjarr.

Agjencia e lajmeve AFP, ka publikuar një fotografi nga skena ku duket një re tymit që ngrihet në qiell.

Ende nuk është e qartë se kush është prapa sulmit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne