Survejohet nga policia së bashku me familjen, reagon kreu i PD-së: Do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar

Pas lajmit se punonjës të Policisë ndjekin çdo veprim të kreut te PD-se dhe familjes se tij, “Panorama” kontaktoi për këtë çështje me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion. Por pavarë- sisht kësaj, Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.

“Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar”, tha Basha për “Panorama”.

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij. Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne