Sylejman Çerkezi: Myslimanët me emër janë islamofobët më të mëdhenj

Në emisionin “Pressing”, të televizionit kosovar T7, u diskutua për religjionin dhe politikën, veçanërisht për raportin e udhëheqësve politike me fenë.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, tha se myslimanët në Kosovë kanë nevoje për njohjen e realitetit të tyre. Sipas tij, një mos njohje e tillë sjellë realitete të tjera të dëmshme për vendin.

“Kemi nevojë ta njohim si realitet se mos njohja e realitetit prodhon realitete të reja dhe prodhimi i realiteteve të reja nuk janë të shëndetshme për vendin tonë”, tha Çerkezi në Pressing.

“Në përgjithësi myslimanët janë në krizë. Janë në krizë të njohjes. Unë shpesh e quaj që myslimanët janë islamofobët më të mëdhenj, kanë frikë nga islami kanë frikë nga mos njohja e Kuranit mirë por njëkohësisht unë si myslimanë jam edhe myslimanofob. Kam frikë edhe nga veprimet e myslimanëve se janë të pa kontrolluara. S’kanë lidhje me fenë. Absolutisht asnjë lloj lidhje nuk kanë me fenë”, shpjegoi ai.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne