Rajoni

Synohet lidhja hekurudhore Shkup-Sofje

Ndërtimi i hekurudhës nga Shkupi e deri në Sofje është prioritare. Kështu vlerësojnë ministrat për Transport dhe Lidhje të Bullgarisë dhe Maqedonisë, respektivisht Ivajlo Moskovski dhe Goran Sugareski.

Sipas tyre, një lidhje hekurudhore ka rëndësi thelbësore për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave, si edhe për realizimin e projektit duhet ndërtimi i një hekurudhe në anën e Maqedonisë, odernizim të hekurudhës së Bullgarisë deri në Gjueshevë, si edhe shtim të hekurudhës nga Gjuesheva e deri te kufiri i Maqedonisë.

Moskovski pret garanca nga pala maqedonase për ndërtimin e hekurudhës nga Beljakovci, e deri te kufiri bullgar, duke shtuar se janë siguruar mjetet për modernizim të hekurudhës Sofje-Pernik-radomir-Gjueshevë.

Sugareski përmendi hekurudhën nga Kriva Pallanka e deri te kufiri me Bullgarinë, ku duhet patjetër të ndërtohet tuneli në Deve Bair.

Të dy ministrat u pajtuan se për këtë projekt duhet të kërkohen investime nga jashtë.

OPINIONE