Bota

Policia e Turqisë ka njoftuar arrestimin e “prokurorit të përgjithshëm” të ISIS në qytetin Raka

Policia e Turqisë ka deklaruar se ka arrestuar prokurorin e përgjithshëm të ISIS në qytetin Raka të Sirisë i cili ndodhej në jug të Turqisë.

Agjencia e lajmeve Anadoly njoftoi se policia e Turqisë ka arrestuar prokurorin e përgjithshëm të ISIS gjatë kohës kur ai ndodhej në qytetin Shanli Urfa në juglindje të Turqisë. Ky pjesëtar i lartë i ISIS i cili ka nënshtetësi siriane është arrestuar për shkak të lidhjes me një organizatë të trafikimit të armëve. Forcat e sigurisë së Turqisë gjatë disa operacioneve të tjera kanë arrestuar edhe dy shtetas irakianë në qytetin Bulu në veriperëndim të këtij vendi me akuzë se ishin pjesëtarë të grupit terrorist ISIS./ PT