Takimi Kalin-Jeffrey, në fokus vizita e Presidentit Erdogan në Uashington

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey.

Në takimin e zhvilluar në zyrën e Presidencës në Dollmahabçe në Stamboll ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, David Satterfield.

Takimi i zhvilluar pa praninë e medias zgjati rreth 2 orë.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan përgatitjet në lidhje takimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit Donald Trump më 13 nëntor në Uashington.

Gjithashtu u vlerësuan edhe zhvillimet në veri të Sirisë, marrëveshja mes Ankarasë dhe Uashingtonit për Sirinë dhe lufta kundër DAESH-it.

Përfaqësuesi i Posaçëm i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey në kuadër të takimeve në Ankara u prit nga ana e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar si dhe u takua me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne