Takimi i ligës arabe, me garanci të kufizuar veprimi

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të ligës arabe kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm në Kajro rreth vendimit të presidentit amerikan Donald Trump kundër Kudsit.

Rezultatet e këtij takimi treguan se vendimi i marrë në të ka kufizime në zbatimin e vendimeve të marra. Në përgjithësi mund të thuhet se liga arabe nuk ka mbajtur një qëndrim të unifikuar lidhur me vendimin e Donald Trump presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist. Takimi i Ligës arabe kushtuar vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist, përfundoi me dënimin e këtij vendimi në një kohë kur përfaqësuesi i Arabisë Saudite ka mbajtur qëndrim pasiv lidhur me vendimin e presidentit amerikan. Në përfundim të takimit të ligës Arabe është dënuar vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe thuhet se ky vendim i presidentit amerikan përhap dhunën në rajon dhe shkel rezolutat ndërkombëtare. Në deklaratën e së shtunës Liga arabe, duke dënuar masën e presidentit amerikan Donald Trump për të konsideruar Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist thuhet: “Ky është një vendim që nxit dhunën në rajon dhe shkel hapur rezolutat ndërkombëtare”.

Ministrat e Jashtëm të Ligës arabe gjithashtu i kërkuan Trump që të anulojë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist. Në fillim të takimit, Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, dënoi vendimin e Trump për të legjitimuar pushtimin e Palestinës nga regjimi sionist dhe theksoi se liga nuk duhet të qëndrojë e heshtur kundër këtij vendimi. Në takim, përveç ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubair, i cili mori një qëndrim pasiv mbi vendimin e fundit të presidentit amerikan mbi Kuds, ministrat e jashtëm të vendeve arabe morën një qëndrim të vendosur kundër lëvizjes së fundit të Trump. Adel al-Jubair, në këtë takim pa dënuar këtë veprim të Trump, vetëm sa i kërkoi Uashingtonit të tërhiqte vendimin e tij mbi Kudsin. Ky qëndrim pasiv i ministrit të jashtëm saudit, u mbajt ndërsa delegatët tjerë arabë të Ligës Arabe në takim morën një qëndrim të vendosur kundër lëvizjes së fundit nga Trump.

Ndërkohë palestinezët kanë protestuar në Rripin e Gazës kundër njohjes së Kudsit si kryeqytet i Izraelit, duke djegur fotografitë e pushtetarëve amerikanë dhe sauditë. Tubimi, i organizuar nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, mblodhi mijëra njerëz në enklavën e rrethuar për të protestuar kundër kërcënimit më serioz në vitet e fundit ndaj vendit të tretë më të shenjtë në Islam. “Protestuesit i vunë zjarrin flamujve amerikanë dhe izraelitë, si dhe portreteve dhe figurave të presidentit amerikan Donald Trump të mbretit saudit Salman bin Abdulaziz dhe të princit të kurorës Muhamed bin Salman, njoftoi rrjeti informativ palestinez Samaneës. Yaacov Nagel, i cili dha dorëheqjen si këshilltar i sigurimit të brendshëm të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha muajin e kaluar se Arabia Saudite ishte gati të sakrifikojë palestinezët dhe kërkesat e tyre për lidhje më të ngushta me Izraelin. Të premten, agjencia Reuters citoi zyrtarët palestinezë duke shprehur shqetësime se Arabia Saudite po vepronte prapa skenave për të çuar përpara një “marrëveshje të madhe” me Shtetet e Bashkuara mbi konfliktin izraelito-palestinez që favorizon shumë Izraelin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne