Shqiperia Uncategorized

“Takova lali Erin”, Veliaj matrikullon fëmijët e shkollës pas takimit

Gjetja më e fundit e marketingut politik, e saposhpikur nga Erion Veliaj, përsëri ka në qendër të saj fëmijët. Veliaj ka menduar t’i ngjisë fëmijëve pulla apo stema, ku shkruhet “Takova Lali Erin”, si shenjë e një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e tyre.
Kjo formë e re reklamimi, që pa e kuptuar i shndërron fëmijët në pankarta lëvizëse të fushatave të Erion Veliajt, u përdor gjatë vizitës së kryebashkiakut në shkollën “1 Maji”. Fotot u shpërndanë në rrjetet sociale.


Të njëjta stema përdoren rëndom në fushata zgjedhore, por ato u shpërndahen dashamirësve dhe mbështetësve të partisë në zgjedhje. T’ia shpërndash këto suvenire, nxënësve të një shkollë publike, atëherë një veprim i tillë nuk mund të ketë emër tjetër veçse “pedofili politike”.

OPINIONE