Taksa e re/ Çfarë do paguani shtesë në faturën e ujit

Ujësjellës Kanalizime Tirana (UKT) ka publikuar sot një njoftim të rëndësishëm për qytetarët se taksa e ndërtesës është reflektuar në faturën e ujit të muajit nëntor. Ajo bën me dije dhe formulën e re sesi është llogaritur. Taksa llogaritet mbi bazën e sipërfaqes dhe vlerës së ndërtesës që ju keni në pronësi.

Nëse ju e keni kryer vetëdeklarimin:
Sipërfaqja e banesës X çmimi vleresues X 0.05% = Detyrimi vjetor

Detyrimi mujor përftohet duke pjestuar detyrimin vjetor me 12 (muaj). Kjo është vlera mujore e takses që shikoni në faturë.

Shembull
(Apartament me sipërfaqe 70 m² x cmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2 100 Lek/vit
2 100 Lek (Taksa Vjetore) : 12 muaj = 175 Lek/muaj
Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lek.

Nëse nuk e keni kryer vetëdeklarimin, kjo përllogaritje është bërë sipas sipërfaqes së prezumuar. Ligji përcakton që deri në momentin që të disponohet dokumentacioni i saktë për taksimin përdoret sipërfaqja e përcaktuar 70m2 për banesa ndërtuar para vitit ’93 dhe 100m2 për ndërtesa të ndërtuar pas vitit ’93.

Ujësjellësi thekson që qytetarët të informohen në faqen në Fb se të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 44 88 /boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne