TANAP gati për të furnizuar Evropën me gaz

Sipas komunikatës nga kompania TANAP ka përfunduar ndërtimi i tubacionit 1.850 km i gjatë, i cili pasi hyn në Turqi nga nënprefektura Posof e Ardahanit dhe përshkon 20 prefektura, 67 nënprefektura dhe 600 fshatra, lidhet me Evropën nëpërmjet qytezës Ipsala të Edirnesë.

Që nga 1 korriku TANAP është i gatshëm të furnizojë me gazin natyror që del në pellgun gazmbajtës Shah Deniz-2 të Azerbajxhanit gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që fillon në kufirin Turqi-Greqi.

Pas përfundimit të punimeve në gazsjellësin TAP, pritet që vitin e ardhshëm gazi i Azerbajxhanit të mbërrijë në tregun evropian.

Kështu TANAP, i cili me tubacionin TAP bashkohet në kufirin turko-grek, është edhe gazsjellësi më i gjatë dhe më i madh (për nga diametri i tubave) i Turqisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Gazi për konsum tregtar i TANAP-it në tregun turk ka filluar të vijë në 30 qershor 2018.

Projekti ka kushtuar deri tani rreth 7 miliardë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne