TAS njoftoi shkatërrimin e një bërthame të ISIS në Moskë

Policia e Rusisë ka njoftuar për shkatërrimin e një bërthame të grupit terrorist ISIS në Moskë.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se policia e Rusisë ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë një bërthamë të grupit terrorist ISIS në Moskë. Thuhet se pjesëtarët e këtij grupi synonin të kryenin shpërthime terroriste në Moskë. Nga personat e arrestuar përveç lëndëve shpërthyese është konfiskuar edhe një sasi e armëve dhe e pajisjeve të tjera luftarake./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne