Të afërmit e Donald Trump në takimin e MEK të këtij viti

Disa politikanë radikalë të Amerikës dhe anëtarë të njohur të Kongresit Amerikan të cilët konsiderohen mbështetës dhe të afërm të Donald Trump, morën pjesë në takimin vjetor të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në Paris dhe përsëritën pretendimet e pavërteta dhe gënjeshtra kundër Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Afkar News njoftoi se politikanët radikalë amerikanë të pranishëm në këtë takim, e quajtën Republikën Islamike të Iranit “faktor për përhapjen e terrorizmit në botë”. Rudi Guiliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, gjatë një fjalimi të paturpshëm në konferencën vjetore të Organizatës Muxhahedine Khalk në Paris, deklaroi: “Ka ardhur koha për ndryshim në Iran dhe sa më shpejtë duhet marrë masa në këtë drejtim”. Ndërkohë Njut Gingriç, ish-kryetari i Kongresit të Amerikës, gjithashtu, gjatë fjalës së tij në këtë takim, kërkoi luftën e iranianëve për atë që ai e quajti “liri”. Ai gjithashtu pretendoi se shteti i Iranit është “mbështetësi i parë i terrorizmit në botë”. Joesf Liberman, anëtar i Kongresit të Amerikës, gjithashtu në fjalën e tij në këtë takim deklaroi: “Teherani është kryeqytet i terrorizmit dhe ekstremizmit”. Xhon Bolton, ish-përfaqësuesi i Amerikës në OKB, gjatë fjalës në këtë konferencë pretendoi: “Irani nuk duhet të lejohet që ta kontrollojë gjysmëhënën gjeografike nga Irani në Irak dhe deri në Siri e Liban”. Ai në vazhdim tha: “Irani jo vetëm që është një kërcënim bërthamor, por ai është edhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë. Regjimi i Iranit nuk ndryshon sjelljen e tij dhe e vetmja rrugëzgjidhje, është ndryshimi i regjimit. Politika e Amerikës, gjithashtu është kjo që të ndryshojë regjimi i Iranit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne