Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar gjithashtu lidhur me situatën politike në vend.
Spahiu, i cili që në fillim ka mbështetur protestën e opozitës, shprehet se dita e shtunë do të shënojë ndarjen e Ramës nga jeta politike.
Sipas tij nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por shporrje.
“Të shtunën i ndjeri Rama ndahet nga jeta politike. Nuk është dorheqje por shporrje. Gati qeveria teknike e besimit kombëtar pa kriminel.”, shkruan ai.
Edhe më parë, Kreshnik Spahiu ka bërë deklarata të forta të tipit “Do thyejmë kutitë më 18 qershor”, ose thirrja drejtuar Metës për moslejimin e krijimit të një “Enver Hoxhe” të ri.//Gazeta Impakt