Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.

“T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino, raporton Report TV.

“Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”, tha nga ana tjetër Ulsi Manja.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, tha ndërkohë se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar:

“Duhet t’u japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar”.

Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne