Teatri i disa Pseudo Artistëve apo Teatër Kombëtar?

nga Pirro Prifti.

Ka disa kohë që shumë artistët si asnjëherë tjetër gëlojnë për të dalë nëpër tev e Media të shkruara për të dhënë opinionet e tyre apo indinjatën e tyre për atë që qeveria kërkon të bëjë.

Në fakt disa artistë kanë dhënë opinione dhe janë rrokur të kandisin dhe disa artistë me emër që të kërkojnë  mbajtjen e Godinës së Teatrit Kombëtar (ose Popullor në kohën e Rregjimit diktatorial), duke dhënë një mesazh aspak të aqrtë madje dhe banal me shprehje që vetëm ndonjë rrugaçç që  urinon nën urat e Lanës mund ti thotë madje pasi të jetë i dehur.

Fjalor i shëmtuar, ngritja dhe trashja e zërit, rrahja e gjoksit dhe mungesa  e një perspeçtive, këto janë si përmbledhje e disa aktorëve të Teatrit Kombëtar, dhe asnjë ide se si mund të rregullohet një Godinë e Teatrit që ka kohë që tremb spektatorët nga frika se mos shëmbet dhe nga pamja e shumë aktorëve të çilët rrinë kafeneve ose tek Millenium apo më shumë tek Aleança përbri Galerisë që gërbijnë kafë dhe lëngje apo pije alkolike në orar të punës. Merret me mënd se ççfarë mund të bëjë një açtor, rrogtar i shtetit i paguar jo mirë por sidoqoftë me paratë e taksa pagonjsve të çilët nuk e kanë për gjë që të shajnë këdo që u ledhaton sado pak sedrën, egon, por me qënë i saktë nuk u thotë kërkush puna mbarë,  sepse dihet janë në punë por rrinë si të papunë.

Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar i përket viteve ’40. Si shumë ndërtesa të ngritura në atë periudhë në Shqipëri edhe ky objekt mban firmën e italisë Fashiste. Bëhet fjalë për një model ndërtese që ushtria italiane e ka përdorur në të gjitha vendet e pushtuara nga Musolini. Funksioni fillestar i kësaj ndërtese ka qenë ai i argëtimit të ushtarëve. Godina është ndërtuar me materiale që në atë kohë jepnin një garançi maksimale sigurie prej 15 vjetësh. Që nga ajo kohë kanë kaluar 78 vite ndaj dhe për këtë arsye restaurimi i këtij objekti konsiderohet si sipërmarrje e pamundur nga Ministria e Kulturës.

Çdo ministër pa dallim ngjyresash politike, ka përmendur projektin për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një strehe të re. Në vitin 2007, ministri i Kulturës Ylli Pango, gjatë pjesëmarrjes në çeremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin e dramës shqipe e pati çilësuar godinën e teatrit si një “barakë të ftohtë” e çila kishte nevojë për një ndryshim rrënjësor. Por projekti për modernizimin e teatrit që parashikohej të niste zbatimin në vitin 2008 nuk u materializua kurrë. Nje pjese e artistëve dhe atëherë nuk e mbështetën.

Historia e Godinës së Teatrit Kombëtar (ish Teatri Popullor), dihet. Ai u vendos në Poliçan dhe u quajt “Grupi Qendor”, kurse më 25 shtator 1944 u quajt “Teatri Qendror i Ushtrisë Naçionalçlirimtare”.

Teatri Kombëtar u krijua në vitin 1945  “Teatri Profesionist i Shtetit”. Ky teatër erdhi nga bashkimi i dy grupeve të njohura teatrore, ai i qarkut të Gjirokastrës me regjisor Andon Panon dhe ai i qarkut të Korçës me regjisor Sokrat Mion. “Teatri Qendror” kishte në përbërje 35 artistë të zgjedhur si: Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal PopiGjon KarmaMihal StefaNdrek ShkjeziLiza VorfiBehije ÇelaNdoç MeshkallaHasan Reçi. Shumë shpejt në teatrin profesionist erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie LogoreçiProkop MimaSandër ProsiSulejman PitarkaPjetër GjokaLoro KovaçiBesa imamiVioleta Manushisi dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu. Më vonë nga rregjizorë dhe aktorë të shumtë si: Besim Levonja, Kolë Jakova, Zina Andri, Fadil Paççrami, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Sandër Prosi, Naim Frashëri, Agim Qirjaqi, Fatos Haxhiraj, Alfred Bualoti , Anton Qesari, Ferdinand Radi, Ahmet Pasha, Robert Ndrenika, Marjeta Ljarja, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Ndrek Luça, Marie Logoreçi, Violeta Manushi, Prokop Mima, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma apo aktorë të brezit tjetër si Roland Trebiçka, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Ahmet Pasha, Bujar Lako, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku etj. Skenografët më në zë kanë qenë: Rrok Daberdaku, Hysen Devolli, Agim Zajmi, Shaban Hysa, Kristo Çala etj. e deri tek H.Çuli e H.Mulliqi,  të tjerë me talent si E. Andrea, e plot të tjerë, të çilëve u kërkoj ndjesë- të vjetër e të rinj, që për mungesë vëndi nuk u kam përmëndur emrin.

Deri në vitin 1992 janë vënë me mijra ççfaqje të realizmit soçialist por dhe  botërore të interpetuara nga artistët tanë shumiça e të çilëve kanë vdekur.

Po cilët janë ata që kërkojnë të mos ndërtohet një Teatër i Ri si Godinë, por kërkojnë që të rrijë ky i vjetri që është në të rrëzuar? Pse e kërkojnë këtë gjë? Kush i shtyn? Çfarë duan të thonë me këtë mënyrë sjelljeje? A e kanë kërkuar mendimin e Popullit? A e dinë se janë rrogtarë dhe paguhen nga taksat e këtij populli? a e kuptojnë se Teatri është publik dhe jo privat?

Përse justifikojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet nostalgjisë së kaluar? A e kuptojnë se po të ishin aktorët dhe rregjizorët e talentuar shqiptarë që kanë vdekur, ata  do të ishin lumturuar po të ndërtohej një teatër i ri modern?

Po sikur mbrapa kësaj revolte histerike të jetë dëshira për të qëndruar e kaluar kohën plot dembelizëm, duke u marrë me thasheme, e duke pirë alkool? Përse këta aktorë nuk kërkojnë përmirësimin e gjëndjes së Teatrit dhe rritjen e Pagës, por kërkojnë gjëra që nuk kanë lidhje me modernizmin e tij, madje as me profesionin e tyre?

Kështu shtrohen pyetjet dhe kështu dalin problemet të çilat duhen zgjidhur së bashku me shtetin , qeverisjen Bashkinë.

Ngjarjet e fundit tregojnë se këta aktorë që kanë marrë përsipër të bëjnë të fortin dhe oponençën  duke përdorur Nostalgjinë dhe Nostalgjikët me qëllim që të ruajnë status quo-në e tyre, me qëllim për të penguar ngritjen e një Godine të re apo dhe më keq, duke kërkuar llogari për token, pronësinë, në një kohë kur këta janë me kontratë shtetërore, në punë shteti, – jo vetëm që ngre dyshime të mëdha për inteligjencën e tyre, por edhe për përdorimin e tyre si mish për top, për të ngritur një rrëmujë të panevojshme e cila i interson politikës. Turp i vërtetë.

Më vjen mirë që jo të gjithë aktorët e Teatrit janë rebeluar në mënyrë histerike kundër prishjes së kësaj godine të marrë fund, por këta aktorë duhet ta kuptojnë që Teatri Kombëtar nuk është i Artistëve por është i Kombit. Artistët ikin dhe vijnë, konkurojnë, dhe ata që nuk janë të aftë largohen. Si duket këtu nuk merren njerëz me konkurim më ashtu siç merren në çdo seçtor të vëndit, por këtu mund të themi që janë disa aktorë që ngelën duke dalë mediave qoftë për të bërë show, e qoftë duke qëruar zërin e tyre dhe përsërisin si papgall fjalët që u ka pëshpëritur në vesh ndonjë politikan i prapë i Opozitës apo edhe i Qeverisë me qëllime komplet të tjera, por se duan të përfitojnë nga rasti, sepse u kanë dështuar të gjitha manovrat për të destabilizuar vëndin.

Disa nga këta që unë i quaj pseudo-aktorë, veprojnë njëlloj si Fabula e Korbit me Dheplprën, ku Korbi nënkupton aktorin, dhe Dhelpra Politikanin. Historia dihet. Dhelpra lavdëronte zërin e Korbit i çili nuk është aspak i bukur përveç një `kra-kra`je të fortë  për ti marrë djathin. Dhe Djathi, tek ngjarjet tona ka kuptimin e veprimit për të përdorur çështjen e Teatrit për qëllime të tjera.

Së fundmi, është për të ardhur keq që britmat e disa pseudo-artistëve apo dhe të ndonjë artisti të nderuar që e ka keqkuptuar problemin, përdoren edhe nga Mediattv e të shkruara vetëm e vetëm përveççse lajm , e përdorin gjithashtu për të krijuar në opinionin publiç shqiptar se në Shqipëri nuk rrihet, nuk rrohet dhe nuk punohet!?!?

E me këtë rast shërbimi i bëhet anti-shqiptarizmës dhe disa anti shqiptarëve  të politikës por dhe të pseudo-analistëve të rrjedhur si Lubonja me shokë, duke dëntuar vëndin.

Shpresojmë që artistët të dëgjojnë dhe të kuptojnë se:

-duhet një Godinë e re,

-se artistët duhet të merren me punë artistësh

-se artistët duhet të konkurojnë për tu përfshirë si artist i Teatrit Kombatar dhe jo si vënd pune qyl

-se Teatri Kombëtar është Teatër i Kombit dhe jo i tyre.

Kombi duhet të dëgjojë, të shikojë, dhe të respektoje ççfaqjet artistike të interpetuar nga artistë të denjë, por jo të merret me akuzat histerike dhe të pabaza të disapseudo-artistëve që kanë hyrë me miq apo me para në një vënd të shënjtë si Teatri Kombëtar. Artistët duhet të respektojnë Ligjin.

 

priftipirro2018@gmail.çom

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne