Tempulli Satanist provokon Pastiçierët e Krishterë në cështjen ‘Torta Gay’

Gjykata e Lartë e SHBA më në fund do fillojë të shqyrtojë cështjen e njohur të tortës të një dasme homoseksualësh ndërkohë komuniteti LGBT frikësohet se vendimi nuk do të shkojë në favor të tyre.
Tempulli Satanist me bazë në Salem Massachusetts, ka gjetur një mënyrë të vecantë dhe djallëzore për ti provokuar pastiçierët e krishterë.

“Organizata jonë ka marrë mesazhe nga shumë persona të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e një mjedisi në të cilin anetarët e komuniteti LGBT trajtohen hapur dhe ligjërisht si qytetarë të dores së dytë”, tha themeluesi i Tempullit Satanik Lucien Greaves në një deklaratë, cituar nga SF Gate.

“Pasi feja është një kategori e mbrojtur, një pastiçier mund të refuzojë shërbimin ndaj njerëzve të LGBT, por nuk mund të refuzojnë shërbimin bazuar në fenë e dikujt. Nëse pastiçierët nuk kane deshirë të pregatisin një tortë për martesat e te njejtit seks, le t’i bëjmë ata të bëjnë një tortë për ta nderuar Satanain në vend të kësaj, “shtoi ai.

“Nëse nuk mund të gjeni një tortë për martesat e të njëjtit seks”, tha Greaves, “Ne do të organizojmë një festë për nderin tuaj në selinë qendrore të Tempullit Satanist në Salem dhe prej diskriminimit të lirisë fetare që ju keni pasur, porositeni këtu një tortë me qellim që të lavdëroni Satanain.

Satanistët, dhe të gjithë teistët e tjerë, janë një klasë e mbrojtur, pervec anëtarëve te komunitetit LGBT (me përjashtim të shtetit të Kalifornisë).

Greaves argumenton se orientimi seksual duhet të shtohet në ligj si një klasë e mbrojtur ose besimi fetar duhet të deklasifikohet si i mbrojtur.

Gjykata Supreme do të vendosë për padinë anti-diskriminuese të vitit 2012, ku përfshihet pastiçieri i Kolorados, Jack Phillips, i cili i mbeshtetur në parimet fetare të besimit te tij refuzoi të pregatisë një tortë të përshtatur për një çift homoseksualesh.

Kjo u konsiderua shkelje e Aktit kundër Diskriminimit të Kolorados, por në ligjin federal, sipas Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964, orientimi seksual nuk është kadegori e mbrojtur. Komisioni për të drejtat civile vendosi në favor të çiftit të së njëjtit seks, David Mullins dhe Charlie Craig ndërsa më vonë një gjykatë e apelit e mbështeti vendimin. Çështja tani i është drejtuar Gjykatës Supreme.

“Pastiçieri është i lirë të vazhdojë dhe të mbështesë parimet e tij fetare, duke përfshirë kundërshtimin ndaj martesave të të njëjtit seks”, shkroi në atë kohë gjykatësi Daniel Taubman, cituar nga SF Gate.

“Megjithatë, nëse ai dëshiron të operojë si një shërbim publik dhe të kryejë biznes brenda Shtetit të Kolorados, [ligji] e ndalon atë të perzgjedhë klientet bazuar në orientimin e tyre seksual”.

Pastiçieri Phillips pretendon se çështja e debatuar ka ndikuar negativisht në biznesin e tij, raporton The Denver Channel.

“Gjithmonë kam punuar në dyqanin tim të ëmbëlsirave në një mënyrë që të jem i nderuar tek Zoti. Me kënaqësi i mirëpres dhe i shërbej të gjithëve që hyjnë në dyqanin tim dhe artikujt e pregatitur ua shes të gjithëve. Të dielave jemi të mbyllur”, tha Phillips ditën e hënë.

“Por unë nuk marr porosi për torta me mesazhe ose dizajnime përkujtimore të ngjarjeve ose ideve që jane në konflikt me besimin tim, duke përfshirë mesazhe antiamerikane, festa ateiste, racizëm apo gjëra të turpshme”, shtoi Phillips.

Një grup prej 86 anëtarësh të Kongresit Amerikan nënshkruan një përmbledhje keshilluese (një dokument ligjor nga palët jo-gjykuese të interesuara seriozisht për rastin) dhe e dërguan në Gjykatën Supreme në favor të pastiçierit, i cili gjithashtu mbështet edhe nga administrata Trump./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne