Tensionet në Kore, Jugu propozon bisedime për paqen

Koreja e jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Veriun pas një jave tensionesh të larta që pasuan testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Nëse bisedimet do të zhvilloheshin, ato do të ishin të parat të nivelit të lartë që prej 2015-s. Një zyrtar i lartë tha se bisedimet do të kenë si qëllim t’i japin fund të gjitha aktiviteteve armiqësore që ndikojnë rritjen e tensioneve ushtarake në kufirin e fortifikuar mes koreve. Presidenti i Koresë së jugut Moon Jae-in prej kohësh kishte sinjalizuar qëllimet për të bashkëpunuar me veriun komunist. Në një fjalim të fundit në Berlin, ai deklaroi se dialogu me Penianin ishte më i nevojshëm se kurrë dhe kërkoi nënshkrimin e një traktati paqeje. Dialogu, sipas tij, është jetësor për ata që duan t’i japin fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithsesi testet e shpeshta raketore të Veriut, përfshirë atë të një rakete balistike ndërkombëtare përbëjnë një shkelje të vazhdueshme të rezolutave të OKB-së dhe kanë alarmuar së tepërmi fqinjët dhe Uashingtonin. Zëvendësministri i Mbrojtjes në Seul tha në një konferencë për shtyp se bisedimet mund të mbahen në Tongilgak, një godinë koreanoveriore në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, e përdorur edhe për bisedimet në të shkuarën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne