Tensionet në Lindjen e Mesme, Borrell: Ka arritur një nivel kritik rreziku, krah kryeministrit libanez

Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së. Rezoluta 1701, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në vitin 2006, kishte për qëllim t’i jepte fund luftës së atij viti midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Kjo rezolutë bën thirrje për përfundimin e armiqësive, tërheqjen e forcave izraelite nga Libani dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar. Nga ana e tij Borrell tha se situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë.

“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë. Unë mbështes thirrjen e kryeministrit libanez Mikati për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së, përveç armëpushimit të nevojshëm në Gaza, për të shmangur rrezikun e përgjithësimit të luftës”, deklaron Borrell.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne