Shqiperia

Tentohet të grabitet pika e këmbimit valutor, qytetarët ndërhynë…

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e Freskut në Tiranë është tentuar të grabitet mesditën e sotme.

Sipas raportimeve, një person ende i paidentifikuar ka shkuar në pikën e këmbimit valutor dhe i ka kërkuar punonjës 3 mijë euro.

Kur është ndeshur me refuzimin e punonjës, personi në fjalë ka nisur të godasë xhamin mbrojtës.

Ka qenë punonjësja e këmbimit valutor që ka kërkuar ndihmën e banorëve për rreth duke bërtitur.

Autori i dyshuar është larguar me vrap përpara mbërritjes së policisë, pasi disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të punonjëses së pikës së këmbimit valutor.