Tentoi të vetëdigjej para parlamentit, policia ndalon 35-vjeçarin nga Lezha

Një person ka tentuar paraditen e sotme t’i vërë flakën vetes para parlamentit.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Saimir Zalli banues në Lezhë, i cili kishte disa minuta që qëndronte para parlamentit dhe kërcënonte se do vetëdigjej.

Por, ka ndërhyrë policia dhe i riu nuk ka mundur ta finalizojë aktin ekstrem.

Por kjo nuk është hera e parë që Saimir Zalli ndërmerr një veprim për të vrarë veten. Tre javë më parë 35-vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi. Mësohet se i riu është në depresion për shkak të problemeve me gruan.

Ndërsa në polici, Zalli ka dëshmuar se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne