Teoria e parë e evolucionit është 600 vjet më e vjetër se Darvini

Nga: Tijana Radeska

Nasir al-Din Tusi ishte një dijetar dhe shkrimtar i njohur i persisë: një arkitekt, astronom, biolog, kimist, matematikan, filozof, mjek, fizikan, shkencëtar, teolog dhe pjese e Marja al-Teklidi.

Ai ishte musliman dhe një nga 12 pasuesit Shija të Ismailit.Më vonë studiuesi musliman Ibn Khaldun (1332-1406) e konsideroi Tusi-n si studiuesin më të madh persian.

Tusi ka shkruar rreth 150 vepra, nga të cilat 25 janë në persisht dhe pjesa tjetër janë në arabisht, dhe një vepër të madhe shkencore në persisht, arabisht dhe turqisht. Gjatë qëndrimit në Nishapur, Tusi fitoi një opinion të mirë si një studiues i jashtëzakonshëm. Shkrimet e prozës së Tusi-t paraqesin një nga koleksionet më të mëdha nga një autor i vetëm musliman.

Ai shkruajti në arabisht dhe persisht, Nasir al-Din Tusi merrej me tema fetare “islame” dhe me tema jo fetare ose laike “shkencat antike”. Punimet e tij përfshijnë versionet përfundimtare arabe të veprave të Euklidit, Arkimedit, Ptolemeut, Autolikusit dhe Theodosiusit Bithynia-s.

Në Akhlaq-i-Nasrin e tij, Tusi parashtroi një teori themelore të evolucionit të specieve pothuajse 600 vjet para se të lindte Charles Darvin. Ai e filloi teorinë e tij të evolucionit me universin e përbërë nga elementë të barabartë dhe të ngjashëm.

Sipas Tusit, kontradiktat e brendshme filluan të shfaqen, dhe si rezultat, disa substanca filluan të zhvillohen më shpejt dhe ndryshe nga substancat e tjera. Ai më pas shpjegon se si elementet evoluuan në minerale, pastaj bimë, pastaj kafshë dhe më pas njerëz. Tusi pastaj vazhdon të shpjegojë se si ndryshueshmëria trashëgimore ishte një faktor i rëndësishëm për evolucionin biologjik të gjallesave:

“Organizmat që mund të fitojnë më shpejt tipare të reja janë më të ndryshueshme. Si rezultat, ato fitojnë përparësi mbi krijesat e tjera. Trupat po ndryshojnë si rezultat i ndërveprimeve të brendshme dhe të jashtme. ”

Tusi diskuton se si organizmat janë në gjendje të përshtaten në mjediset e tyre:

“Shikoni botën e kafshëve dhe zogjve. Ata kanë gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen në jetën e përditshme, përfshirë forcat, guximin dhe mjetet apo organet e duhura. Disa nga këto organe janë armë të vërteta. Për shembull, brirë-shtizë, dhëmbë dhe kthetra-thikë dhe gjilpërë, këmbë dhe thundra. Ferrat dhe gjilpërat e disa kafshëve janë të ngjashme me shigjetat. Kafshët që nuk kanë asnjë mjet tjetër mbrojtjeje (si gazela dhe dhelpra) e mbrojnë veten me ndihmën e shkathtësisë dhe dinakërisë.

Disa prej tyre, për shembull, bletët, milingonat dhe disa lloje zogjsh, janë bashkuar në bashkësi për të mbrojtur veten dhe ndihmuar njëri-tjetrin”.

 

Tusi njohu tre lloje të gjallesave: bimë, kafshë dhe njerëz. Ai shkroi:

“Kafshët qëndrojnë më lart se bimët, sepse janë në gjendje të lëvizin me vetëdije, të ndjekin ushqimin, të gjejnë dhe të hanë gjëra të dobishme. Ekzistojnë shumë dallime midis kafshëve dhe specieve bimore. Para së gjithash, mbretëria e kafshëve është më e ndërlikuar. Për më tepër, arsyeja është tipari më i dobishëm i kafshëve. Për shkak të arsyes, ata mund të mësojnë gjëra të reja dhe të adoptojnë aftësi të reja, jo të natyrshme. Për shembull, kali i stërvitur ose skifteri gjuetar janë në një pikë më të lartë zhvillimi në botën e kafshëve. Hapat e parë të përsosmërisë njerëzore fillojnë nga këtu”.

Më pas Tusi shpjegon si evoluuan njerëzit nga kafshët e përparuara:

“Njerëz të tillë, ndoshta majmunët antropoidë, jetojnë në Sudanin Perëndimor dhe në qoshet e tjera të largëta të botës. Ata janë afër kafshëve për shkak të zakoneve, veprave dhe sjelljeve të tyre. Njeriu ka veçori që e dallojnë atë nga krijesat e tjera, por ai ka veçori të tjera që e bashkojnë me botën e kafshëve, mbretërinë e perimeve apo edhe me trupat e pajetë. Para krijimit të njerëzve, të gjitha ndryshimet midis organizmave ishin me origjinë natyrore. Hapi tjetër do të shoqërohej me përsosmëri, vullnet, vëzhgim dhe njohuri shpirtërore. Të gjitha këto fakte vërtetojnë se qenia njerëzore është vendosur në hapin e mesëm të shkallës evolucionare. Sipas natyrës së tij, njeriu është i lidhur me qeniet e ulëta, dhe vetëm me ndihmën e vullnetit të tij ai mund të arrijë nivelin më të lartë të zhvillimit”./gazetaimpakt/thevintagenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne