Tërmeti në Turqi, konfirmohen 4 viktima, një grua nxirret e gjallë nga rrënojat. Autoritetet apel banorëve: Mos hyni nëpër shtëpi!

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i shpëtimit.

Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 4 viktima dhe 120 të plagosur.

Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne