Tërmeti tragjik/ Erdoğan telefonon dy herë kryeministrin Rama: I bëj thirrje botës islame që ta mbështesë Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit që tronditi ditën e djeshme Shqipërinë ka biseduar dy herë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 26, raporton mediat e huaja, por kujtojmë që tani ka arritur në 31.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam.

Erdoğan, uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

“Pas lajmit të tërmetit dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara.”– është shprehur Erdoğan

Ai tregoi se kryeministri shqiptar, mbrëmë e ka njoftuar se numri i të vdekurve është rritur në 26 ndërsa të plagosur numërohen rreth 600.

“Natyrisht qytetet ishin rrënuar shumë. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim.

Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie. Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë, gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha.

Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë. Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë.”– theksoi presidenti turk.

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne