Bota

“Terroristët e FETO-s do të ngelin pa atdhe”

Zëvendëskryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin e Turqisë, Fatma Benli, tha se tradhtarët e vendit dhe anëtarët e organizatës terroriste FETO sot mendojnë se janë të lirë jashtë shtetit, por në fund do të përballen me të vërtetën e hidhur për jetë pa atdhe, raporton Anadolu Agency.

Deputetja nga partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Benli ndjek proceset gjyqsore në Stamboll dhe Ankara kundër të dyshuarve për lidhje me organizatën terrosite FETO dhe tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi.

Benli rikujton se tradhtarët dhe puçistët e maskuar në uniforma ushtarake më 15 korrik morën tanket dhe avionët që njerëzit ua dhanë për ta mbrojtur atdheun, e gjithë kjo me planin për pushtimin e Turqisë.

Tentativa për grusht shteti u zmbraps pasi populli i Turqisë doli në rrugë dhe mbrojti demokracinë, ndërsa shumë puçistë më pas ikën jashtë vendit.

Benli tha se vendet që u kanë dhënë azil të hershëm puçistëve dhe tradhtarëve të vendit, në fund me siguri do t’ua tregojnë derën e daljes.

“Tradhtarët e FETO-s, të cilët sot mendojnë se janë të lirë jashtë vendit, do të përballen përfundimisht me të vërtetën e hidhur të jetës pa një atdhe. Në kulmin e zbulimit të ndihmësve të vazhdueshëm të FETO-s, puçistët vazhdojnë ta mohojnë të vërtetën. Një shembull është ish-oficeri i cili shtypi dhjetë makina me një tank në Stamboll dhe para gjykatës pretendon se nuk ishte në dijeni po bënte një gjë të tillë dhe se mendonte se po shkonte në një rrugë të sheshtë. Shembull është edhe ish-oficeri i cili mori pjesë në pushtimin e TRT-së dhe detyroi leximin e shpalljes së grushtit të shtetit, ndërsa në gjyq pretendon se nuk e ka ditur se po merr pjesë në puç”, thekson Benli.

Ajo tha se puçistët vranë 250 njerëz të pafajshëm dhe vazhdojnë të qëndrojnë në lidhje të ngushtë me udhëheqësit e FETO-s.

“Populli ynë ndjek proceset gjyqësore dhe e di të vërtetën. Vendet që i përdorin kundër Turqisë dhe u japin strehim tradhtarëve të vendit të vet, duhet ta dinë se do të vijë dita kur do t’i tradhëtojnë edhe ata”, porositi Benli.

Duke vënë në dukje faktin se terrorizmi është problem global, Benli tha se vendet kanë zgjedhjen që së bashku të përballen me këtë problem, ose të humbasin kohë në përpjekjet individuale dhe të llogarisin humbjet.

“Me luftën kundër PKK-së, FETO-s dhe DEASH-it, Turqia po lufton për të mbrojtur gjithë botën nga terroristët. Të gjithë ata që na ndihmojnë në këtë, investojnë në sigurinë e tyre. Nga ana tejtër, vendet që ndihmojnë terroristët dhe kujdesen për ta, duhet të kuptojnë se herët a vonë do të bëhen viktima të terrorizmit”, tha Benli.

 

 

 

 

OPINIONE